Rrëzimi i avionit në Poloni

06/07/2014 00:00

Rrëzimi i një avioni me pjesëtarë të një klubi parashutistësh, në Jug të Polonisë, i mori jetën 11 vetëve, ndërsa një person, sipas punonjësve të shpëtimit, i mbijetoi aksidentit, por ka marrë plagë të rënda.

Avioni sapo ishte ngritur në fluturim në Rudniki, pranë Czestochowa. Shkaqet e rrëzimit të tij nuk dihen ende. Dëshmitarët okularë thonë se avioni po fluturonte shumë ulët, duke iu afruar rrezikshëm shtëpive, ndërsa përpara incidentit, motori i tij lëshoi një zhurmë të çuditshme.

Sipas drejtuesve të policisë, në shpëtimin e të mbijetuarit të vetëm të fatkeqësisë ndihmuan shumë banorët e zonës.

Top Channel