Shembet ura në qytetin pritës të Kupës së Botës

04/07/2014 00:00

Një mbikalim, i cili ishte ende në ndërtim është shëmbur në qytetin brazilian të Belo Horizonte, një prej vendeve pritëse të Kupës së Botës.

Ura ka rënë mbi një autobus, por fatmirësisht ka zënë vetëm pjesën e parë të tij dhe dy kamionë. Deri tani raportohet për vetëm një person të vdekur, por ekziston mundësia që të ketë të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Viktima është një grua, e cila ishte drejtuese e autobusit. Mediat lokale raportojnë se të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur.

Edgard Estevo da Silva, zëdhënës i zjarrfikësve i tha gazetarëve se një autojmet është zënë tërësisht nga ura e shembur. Mbikalimi i papërfunduar është pjesë e planit të papërfunduar të infrastrukturës së Kupës së Botës që synonte përmirësimin e transportit publik të Belo Horizonte-s dhe ndodhet jo shumë larg stadiumit të Mineirao.

Javën e ardhshmë në Belo Horizonte do të zhvillohet një nga ndeshjet gjysmëfinale të Botërorit.

Para fillimit të turneut 7 persona humbën jetën gjatë ndërtimit të stadiumeve.

Top Channel