Përfundon kërkimi i peshkut Nemo

25/06/2014 00:00

Realiteti ka tejkaluar fantazinë, ose e thënë ndryshe i është përafruar. Këto fotografi janë shkëputur nga ishulli Sulawesi, në Indonezi, dhe duket pikërisht si një nga skenat e filmit të animuar të vitit 2003, “Në kërkim të Nemos”.

Peshku u fotografua nga zhytësit, të cilët eksplorojnë botën e pasur dhe të pafundme nënujore, dhe, në një moment, kanë kapur një peshk tw kuq me viza të bardha. Ai ishte fshehur pas tentakulave të një bime nënujore, ku po përpiqej  t’i shpëtonte grabitqarëve.

Edhe kërkimi i peshkut Nemo përfundoi me sukses.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel