Fullani bën bilancin për maj-prill

25/06/2014 00:00

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka publikuar në një konferencë shtypi të dhënat statistikore të muajve të fundit për ekonominë.

Në fjalimin e tij, Fullani ka nënvizuar së pari se inflacioni vjetor pësoi një rënie të lehtë në fund të muajit maj, ndërkohë që norma bazë e interesit mbeti e pandryshuar në shifrën 2.5 për qind.

Sipas Fullanit, të dhënat e muajit qershor tregojnë se nuk kanë ndryshuar konsumi dhe investimet, ndërsa shpenzimet buxhetore ishin 7.5 për qind më të ulëta se një vit më parë.

Guvernatori ka saktësuar më tej se, eksportet në muajin prill u rritën me 10 për qind, ndërsa kredia për privatët në të njëjtin muaj ishte 2.4 për qind më e ulët se një vit më parë.

Top Channel