Në Tiranë u çel të shtunën panairi i prodhimeve bio që ka për qëllim ndërgjegjësimin e konsumatorit për mënyrën e ushqyerjes. Aktiviteti i organizuar nga bashkia e kryeqytetit në sheshin “Vëllezërit Frashëri”, mblodhi biznesmenë dhe qytetarë.
Nënkryetarja e bashkisë, Nevila Xhindi theksoi se mungesa e buxhetit ndikon në plotësimin e të gjitha nevojave të qytetarëve.
“Për 6 muaj pa një buxhet absolutisht që ndikon në riformatimin dhe sigurimin e tregjeve tona dhe për hapësirat e rregullta ku tregtarët mund të tregtojnë prodhimet e tyre”, deklaroi Xhindi.
Sipas Xhindit, Bashkia e Tiranës do të bëjë maksimumin që produktet të jenë të çertifikuara e të monitoruara nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, si dhe për krijimin e tregjeve efikase.
Top Channel