“D-Day”, edhe reporteret “luftuan” për “betejën” e tyre

05/06/2014 00:00

70 vjet më parë, një grup gazetaresh amerikane shkruan historinë, kur arritën të mbulonin historinë më të madhe të gjeneratës së tyre. Ato u quajtën “D-Day Dames”.

“Është e domosdoshme, që unë të raportoj mbi këtë luftë”, shkruante Martha Gellhorn duke shfryrë nga inati, në një letër drejtuar autoriteteve ushtarake. “Nuk mendoj se është e nevojshme ta lyp si një favor, të drejtën për të shërbyer si syri i miliona njerëzve në Amerikë, të cilët dëshirojnë me dëshpërim të thellë t’i shohin vet të afërmit e tyre, por që nuk munden”.

Ajo shkruante nga Londra, në Qershor 1944, ku ajo së bashku me disa gra të tjera korrespondente ishin mbledhur pikërisht përpara zbarkimit në Normandi, në brigjet e gadishullit francez, zbarkim që shënoi edhe fillimin e një ofensive madhore kundër Gjermanisë naziste.

Ashtu si dhe çdo ngjarje madhore lajmesh sot, ka pasur një lëvizje të jashtëzakonshme mes gazetarëve në pritje në qytet, të cilët ishin vendosur nëpër hotele elegante si “Dorchester”, në zemër të Londrës.

Edhe një grup femrash amerikane, të vendosura dhe magjepsëse, ishin pjesë e tyre. Ato po luftonin për ‘betejat’ e tyre në çdo front, për të thyer ndalimin që i ishte vendosur grave për të shkuar në frontin e luftës, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel