Ndërron jetë personi më i shëndoshë në botë
27/05/2014 00:00
Ka ndërruar jetë në Meksikë, Manuel Uribe, i shpallur nga rekordet “Guinness” në vitin 2006 si personi më i shëndoshë në botë. Ai peshonte 560 kilogramë.
Uribe qëndronte në krevat prej vitesh, sepse e kishte të pamundur të lëvizte i vetëm. Ai ka ndërruar jetë në Monterrey, në moshën 48-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë portale të ndryshme, ndërsa është konfirmuar edhe nga Departamenti i Shëndetësisë në Nuevo Leon.
Në fillim të muajit maj, ai ishte transferuar në spital për shkak të problemeve kardiake. Mjekët ende nuk kanë dalë me një deklaratë për shkaqet e vdekjes, por mbipesha e jashtëzakonshme është faktori kryesor, pavarësisht se kohët e fundit Uribe kishte arritur të humbiste rreth 200 kilogramë.
Top Channel