Lind Këshilli Ekonomik Kombëtar

19/05/2014 00:00

Qeveria synon të rrisë përfshirjen e biznesit në nismat ligjore apo politikat e reja që do të ndërmerren nga administrata shtetërore përmes institucionit që do të zëvendësojë Këshillin Konsultativ të Biznesit të quajtur Këshilli Ekonomik Kombëtar.

Por në diskutimin e projektligjit për mënyrën se si do të funksionojë ky institucion, deputetët ngritën pikëpyetje lidhur me përgjedhjen e përfaqësuesve të biznesit.

Bashkim Sykja, Drejtor i Mbështetjes së Sipërmarrjes, METE: Ato biznese të rëndësishme, pjesë e anëtarësisë së Dhomave të Tregtisë, apo  dhe të shoqatave të biznesit, duke qenë edhe anëtarë të KEK-ut, padyshim që sjellin edhe zërin e komunitetit të biznesit në këtë Këshill Ekonomik Kombëtar. Pëbërja e anëtarësisë në KEK, është e llogaritur si kompetencë e kryetarit, pra që do të thotë e Kryeministrit.

Bujar Derveni, deputet i LSI-së: Të 20 anëtarët që zgjidhen në KEK, të 20 zgjidhen nga qeveria. Le t’ia lëmë në dorë vetë biznesit të caktojë anëtarët dhe përfaqësuesit që do të mbrojnë interesat e tij dhe do të propozojë nismat ligjore.

Kryetari i Komisionit Eduard Shalësi tha se në këshillin e mëparshëm theksi vihej tek shoqatat e biznesit cka sic shprehet ai nuk ka funksionuar. Një tjetër pikë e debatuar ishte ajo e financimit të Këshillit Ekonomik Kombëtar, jo më nga buxheti i shtetit por nga organizatat e biznesit dhe donatorë të ndryshëm, cka sipas deputetëve mund të çojë në konflikt interesi.

Top Channel