“Divjaka”, Nishani takon Llallën

11/05/2014 00:00

Ngjarja e Divjakës detyroi presidentin e Republikës, Bujar Nishani, të thërriste gjatë së shtunës, në një takim pune në zyrën e tij, Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për të diskutuar në lidhje me rrëzimin e avionit dhe kapjen e një sasie të konsiderueshme droge.

Presidenti Nishani i kërkoi Kryeprokurorit Llalla angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të drejtuar hetimin, që në çastet e para deri në zbulimin e plotë të ngjarjes së paprecedent, siç e cilëson njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

Duke i siguruar mbështetjen e tij të palëkundur institucionale, kreu i shtetit shqiptar theksoi gjatë takimit me drejtuesin e organit të akuzës, zotin Llalla, se hetimi i kësaj ngjarjeje duhet të jetë i gjithanshëm, me profesionalitet të lartë, transparent, si dhe i besueshëm.

Top Channel