70-vjetori i Çlirimit, aktivitete të shumta

10/05/2014 00:00

Përkujtimi i 70-vjetorit te Çlirimit do të marrë një vëmendje të madhe
nga Qeveria, përmes aktiviteteve të shumta që do të zhvillohet në qytete
të ndryshme të vendit.

Nen drejtimin e zëvendëskryeministrit Peleshi u zhvillua mbledhja e Komisionit Shteteror ku kane marre pjese edhe shoqatat e veteraneve, perfaqesues te botes akademike por edhe grupimeve te ndryshme politike.

Duke shpjeguar filozofinë e Qeverisë në organizimin e aktiviteteve, zëvendëskryeministri u shpreh se Qeveria është përpjekur të adoptojë një qasje të ndryshme ndaj përkujtimit te kesaj ngjarje. “Natyrisht, që në qendër të çdo aktiviteti duhet të jetë sakrifica e atyre që luftuan dhe dhanë jetën e tyre për çlirimin e vendit,” u shpreh ai.

Per numrin 2 te Qeverise, në fokus të gjitha aktiviteteve do te jete perfshirja e te rinjve. “Ne besojmë se shteti shqiptar, Qeveria shqiptare ka detyrimin të mbajë gjallë vlerat dhe sakrificat e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare”, tha Peleshi.

Zëvendëskryeministri theksoi se aktivitetet kryesore qe propozohen do te jene te lidhura pikerisht me kete filozofi, ruajtjen dhe pasimin tek te rinjte, te historise se Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe vlerat e saj.

Aktivitete per kete jubile do të shtrihen përgjatë gjithë muajve në vijim dhe do të zhvillohen në te gjithe vendin për të kulmuar me aktivitetet e 29 nëntorit në Tiranë.

Top Channel