Të gjithë në mbështetje të reformës

09/05/2014 00:00

Përmes një deklarate të përbashkët, ndërkombëtarët përforcojnë mbështetjen e plotë për reformën territoriale.

Të ftuar ne Komisionin Parlamentar për këtë çështje, USAID, OSBE, Qeveria Suedeze, Zyra e Bashkepunimit zvicerian, ajo austriake dhe italiane, Bashkimi Europian dhe PNUD, bashkarisht mbajten qendrimin se, per me shume se dhjete vjet sistemi i njesive te Qeverisjes vendore, nuk ka qene ne gjendje t’iu ofrojë shërbime eficente qytetarëve.

“Ne perqafojme angazhimin e Qeverise per te kryer nje proces te reformes territoriale dhe administrative te standardeve nderkombetare, duke qene i bazuar ne analiza objektive, transparent dhe gjitheperfshires. Per kete qellim ne kemi dhene mbeshtetjen tone, duke sjelle ekspertize nderkombetare dhe kombetare, duke lehtesuar dialogun, duke organizuar platforma dhe forume konsultimi, si dhe ofruar eksperienca nga vendet qe po kalojne procese te ngjashme. Ne kemi mbeshtetur aktoret e ketij procesi per te degjuar zerin e qytetareve
Ju urojme sukses ne punen tuaj dhe ju sigurojme mbeshtetjen te vazhdueshme!”, u shpreh Yesim M.Oruc Kaya, drejtore e Programit Ndërkombëtar të Zhvillimit të OKB-së.

Partneret nderkombetare qe po asistojne me eksperte dhe financiarisht harten e re elektorale, garantuan mbeshtetje ne fonde edhe per zbatimin e saj ne terren, por edhe për reformen e decentralizimit.

“Behet fjale per nje pakete reformash, jo vetem per reformen administrative territoriale.Duhet te zbatohet e gjitha paketa e reformave qe pushteti vendor te ofroje sherbime efikase per qytetaret”, theksoi zyrtarja.

Perfaqesues te Keshillit te Europes dhe Komisionit Europian dhane gjithashtu mbeshtetjen per kete proces.Perfaqesuesit e organizatave nderkombetare disa here permenden termin, “gjitheperfshirje”, me te cilin perveç opozites mbanin më shumë parasysh konsultimin me aktoret dhe qytetaret.

“Ju garantoj ne emer te Komisionit dhe të Kuvendit, që ne do të respektojmë Kushtetutën e Shqipërisë, që do të thotë se javën e ardhshme do të kemi sipas Kushtetutës dy muaj bashkëbisedim me të gjithë qytetarët, me kryetarë bashkie, komunash, qarqesh, përfaqësues të shoqërisë civile”, u shpreh bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Bashkim Fino.

Megjithate Fino riperseriti se mazhoranca nuk lodhet se ftuari opoziten, per te cilen tha se e ka vendin ne kete Komision.

“Reforma duhet bërë, madje jemi të vonuar dhe ne këtë do të bëjmë”, u shpreh Fino.

Top Channel