Restaurimi i monumenteve në Gjirokastër

09/05/2014 00:00

Prej disa ditësh ka nisur në Gjirokastër kampi i 16 rajonal i
restaurimit. Janë fokusuar në restaurim tre objekte të njohura të
trashëgimisë arkitekturore si kompleksi i “7 Kronjve”,  “Babameto 1” dhe
shtepia e njohur e Ficove.

Mbi 30 studente jane ndare ne keto objekte duke u trajnuar nga mjeshtra gjirokastrite mbi menyren e ndertimit te çative dhe menyren e ndertimit te mureve rrethuese te banesave. Nderkohe nje pjese tjeter e studenteve trainohen nga restauratore te  pikturave murale dhe tavaneve me vlera te veçanta. Studentet qe trajnohen jane kryesisht nga Ballkani dhe ju takojne degeve te tilla si arkeologjia apo arkitektura.

Kompleksi  “7 kronjte” kishte kohe qe rrezikohej jo ne pjesen e hamameve por ne godinen qe dikur i sherbente hamameve. Pjesmarresit ne kete kamp restaurimi vijne nga rradhet e studenteve kryesisht te degve arkeologji apo arkitekture.
 

Top Channel