Nis pastrimi i liqenit të Fierzës

09/05/2014 00:00

Nisi puna per pastrimin e liqenit te Fierzes nga mbetjet plastike qe
kane mbuluar nje pjese te madhe te siperfaqes. Mendohet se jane rreth 25
ton mbetje te shperndara ne brigjet e liqenit.

Në aksionin e nisur janë angazhuar më shumë se 30 automjete dhe 30 varka peshkimi. Vec aksionit, prefekti Gjici ka deklaruar se kanë nisur negociatat me palën kosovare për t’u ulur në tyryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje përfundimtare të hedhjes së mbeturinave në liqen, si nga komunat e Kosovës ashtu edhe ato të qarkut të Kukësit.

Edhe ambasadori i Shqiperise ne Kosove, Bardhyl Minxhozi eshte angazhuar per te kontaktuar kryetaret e bashkive, te cilat depozitojne mbetjet qe po shkarkohen ne liqen.

Mbeturina do të ndahen në dy grupe, të riciklueshme ose jo. Ekspertët vlerësuan se ndotja është shumë e madhe dhe sipërfaqja e ndotur, në liqenin e Fierzës, është 25 kilometër katror, nga 81.6 kilometër që është e gjithë sipërfaqja e tij.

Top Channel