Stafi akademik i universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka
kundërshtuar hapur raportin e parë mbi reformën për arsimin e lartë në
vend.

Atmosfera e tensionuar dhe debati kanë karakterizuar diskutimin teknik të raportit të hartuar nga Komisioni për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Durrës, qytetin e parë universitar ku ndalet ky diskutim, pas Tiranës. Ndër të tjera, pedagogët e Durrësit kundërshtuan cënimin e autonomisë së universiteteve, mënyrën e propozuar të financimit që i kthen institucionet e arsimit të lartë në fondacione në kërkim të fondeve për t’u financuar, si dhe qëndrimin diskriminues ndaj universiteve në rrethe.

Në Durrës u  theksua se reforma cënon parimet bazë të konkurencës së lirë dhe barazisë në financim dhe në përgjigje të shqetësimit për subvencionim nga shteti, Besnik Aliaj, antar i Komisionit tha se vendi është në reçension dhe Qeveria nuk mund të akordojë më shumë se 40 milion euro për arsimin. universiteti i Durrësit, në bazë të sugjerimeve të raportit rrezikon, përveç sistemit part-time, edhe mbylljen e shumë programeve. Universitetet e Durrësit, Shkodrës, Vlorës sugjerohet të profilizohen në programe që ndikojnë dhe në zhvillimin rajonal, ndërsa degë të konsideruara elitare, si juridiku dhe ekonomiku, përmes mos mbështetjes me financim nga shteti, synohet të përqëndrohen në Tiranë.
 

Top Channel