Kriza edhe nga keqqeverisja

09/05/2014 00:00

Shefi i misionit të FMN-së, Nadim Ilahi deklaroi se kriza në Shqipëri u
thellua nga përkeqësimi i klimës së biznesit dhe dështimit me reformat
në ekonomi.

“Historia tjetër që duhet treguar per Shqipërinë mendoj se është ajo se ku ndodhet klima e biznesit. Dhe më interesante eshte te shihet se cfarë ka ndodhur me te. Grafiku tregon se ka patur perkeqesim ne renditjen e Shqiperise ne kete tregues. Ne tre vitet e fundit Shqiperia ka humbur 5 hapa. Dhe ky eshte nje indikator qe tregon se ne cfare kahu po shkojne politikat ose me sakte ku po shkonin deri vitin e kaluar”, u shpreh Ilahi.

Gjatë një leksioni me studentë në Fakultetin e Ekonomisë, zoti Ilahi tha se veç klimës së biznesit, rritja ekonomike u dëmtua edhe nga çekuilibrimi i financave publike dhe rritja e borxhit, përfshirë atë të prapambetur që shteti krijoi ndaj privatëve. Sipas tij, marrëveshja e Shqipërisë me FMN do të stabilizojë ekonominë.

“Reformat ekonomike dhe strukturore qe FMN po mbeshtet dhe Qeveria po perpiqet te kryeje. Duhet te nenvizojë diçka ketu. Kjo eshte nje marreveshje per rigjallerimin e rritjes ekonomike dhe keto reforma jane per te ringritur ekonomine. Kjo pike eshte nenvleresuar paksa ne publik, por une mendoj se eshte kyçe dhe duhet theksuar. Dhe ka shume masa dhe reforma ne kete marreveshje qe inkurajojne rritjen ekonomike dhe e pershpejtojne ate”, u shpreh  Ilahi.

FMN vlerëson se këtë vit rritja ekonomike do të arrijë 2.1 për qind nga 0.44 që ishte një vit më parë, ndërsa për vitin tjetër sipas FMN-së Prodhimi Kombëtar do të rritet me 3.1 për qind.  

Top Channel