Hetimi i akuzave ndaj Ushtrisë

09/05/2014 00:00

Asgjë nuk do te jete e qete per komisionin qe do te hetoje ceshtjen e
trafikut te droges. Si per ironi, tensionit mes mazhorances dhe opozites
iu shtua dhe nje difekt serioz i audios, që ndërpreu për disa minuta
mbledhjen e pare të komisionit, pikerisht ne momentin kur socialistet
dhe demokratet po debatonin per ate se çfare duhet te hetonin.

“Zbatimin e ligjit do ta ndjekim, duke mbledhur në lidhje me këtë cështje, të gjitha të dhënat nga institucionet shtetërore. Unë do t’i sugjeroja anëtarëve, që mbi atë informacion që do të marrim në këto shkresa, të orientojmë edhe hetimin tonë të ardhshëm. Çfarëdolloj dijenie që do të na rezultojë nga këto shkresa, e gjithëkujt, të thirret dhe të pyetet si dëshmitar i këtij komisioni”, thotë kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj.

“Askush nuk akuzon Forcat e Armatosura, nën akuzë është Qeveria e këtij vendi, nivelet politike, të cilat kanë lejuar të përdoren lehtësirat ushtarake të vendit, sipas të dhënave dhe informacioneve që ka, në shërbim të narko-trafikut. Keni vendosur me shumicën e votave, ta spostoni objektivin tek Forcat e Armatosura dhe pastaj na dilni si mbrojtës dhe garanci që akuzat që janë të pabaza. Vepruar në këtë mënyrë, jemi kundër misionit, për të cilin në fakt paguhemi”, thotë anëtari demokrat i Komisionit, Gent Strazimiri.

Rikthimi i audios dhe vendosja e qetesise ne Komision, nuk ndikoi aspak ne zbutjen e atmosferes se zakonshme te mosbesimit mes paleve.

Por megjithese prezantimi i pare nuk shkoi dhe aq mire, heren e dyte te gjithe duhet te bejne betimin solemn per mosnxjerrjen e sekretit, kur ne dore te kene dokumenta konfidenciale ushtarake dhe te sherbimeve inteligjente.  

 

Top Channel