BE investon 11 milionë euro, Mirdita mes bashkive të përzgjedhura për programin e ri evropian Banesat, në fshatin Dardhë, pronë e disa personazheve të njohur,
politikanë, biznesmenë dhe njerëz të medias kanë qenë në syrin e
hajdutëve.
Per disa muaj kane ndodhur disa vjedhje me ane te thyerjes.
Dardha, fshati turistik i njohur per relievin e veçante malor dhe gjelberimin e tij eshte duke humbur qetesine si pasoje e hapjes apo vjedhjes se shtepive te pushimit. Fshati ka pak banore rezidente por jane te shumte ata te cilet e kane zgjedhur per te ndertuar shtepite e tyre te cilat i shfrytezojne gjate fundjavave apo edhe per pushime disi me te gjata.
Vjedhje te njepasnjeshme te banesave jo vetem te banoreve, por edhe personaliteteve te cilet kane zgjedhur fshatin turistik per te pasur banesat e tyre jane duke u regjistruar ndersa pergjegjesit duket se pervetesojne materialet metalike, te cilat i tregtojne me tej per skrap.
Policia e Korçes nga ana e saj ka nisur hetimet per vjedhjet ne fshatin turistik por ende nuk ka arritur te kape autoret.
Top Channel