Thyerja e embargos ndaj Iranit   

08/05/2014 00:00

Thyerja e embargos së OKB-së ka qenë kryefjala e akuzave mes palëve në Parlament.

Çështja u hap nga ish-Kryeministri Sali Berisha, kur sipas tij, agjenci prestigjoze te lajmeve nderkombetare dhe Agjensia Atomike ne Vjene kane raportuar se Shqiperia dhe Siria kane blere nafte nga Irani, fakt qe sipas Berishes eshte shume i rende, pavaresisht ketij pohimi qe beri vete.

“Qeveria iraniane, me një zëdhënës të saj ka informuar se Shqipëria nuk ka marrë naftë në Iran”, tha Berisha.

Megjithate ish-kryeministri tha mbetet shqetesim serioz raporti i agjensise Atomike, per te cilin ai deklaroi: Ne kërkojmë një komision hetimor parlamentar. Ne nuk mund të pranojmë që interesat kombëtare shqiptare të shiten në këtë mënyrë. Ne nuk mund pranojmë që Shqipëria të bëhet një shtet zuzar, të bashkëpunojë me armiqtë e kombit shqiptar. Ne nuk mund t’i pranojmë këto dhe kjo është gjëja më e rëndë, më serioze. Çfarë qëndron prapa këtyre veprimeve? Ç’është kjo dashuri persiane në një kohë të papërshtatshme?” tha Berisha.

“Po, ka ndodhur. Fatkeqësisht ka ndodhur. Të gjitha publikimet e sotme, i përkasin vitit të shkuar. Në 5 raste vendi eksportues është Irani dhe dogana hyrëse është Kapshtica dhe Qafë-Thana. Artikulli i importuar është vaj bazë, në sasinë 108 110 kilogramë, data 03/04/2013”, tha Rama.

Kryeministri lexoi 5 deklarata të tilla doganore per blerje te vajit lubrifikues nga Irani, qe i perkasin marsit te 2013 kur qeveriste Berisha.

“Kaq për sot, fillo hetimin se do të dëgjosh të tjera”, tha Rama.

Deputeti Erjon Braçe nderkaq kerkoi fillimin e hetimeve nga Prokuroria per thyerjen e embargos nga Berisha ne të paktën dy raste.

“Përsa i përket atyre që janë blerë, atë po ua them këtu. Meqënëse unë kurrë në jetën time nuk nxjerr sekretin, por ai ishte një zyrtar i një vendi tjetër faqezi, po u them se ai ishte një nga operacionet më të shkëlqyera në historinë e këtij vendi, kundër forcave terroriste në botë”, tha Berisha.

“Kthe përgjigje për kontrabandën e naftës, për makinën serbe të luftës. Për këtë duhet të përgjigjesh, ashtu sikurse duhet të përgjigjesh për një raport tjetër të OKB-së, sipas të cilit ju keni çuar armë, te kolonel Gadafi. Eshtë raporti i panelit të inspektimit. Ajo që bërë me mikun tënd Janukovic, dhe pastaj drejtpërdrejt nga Gadafi, eshte e verifikuar në atë raport”, tha Braçe.

Top Channel