Prokuroria: Burg përjetë vrasësit të komisarit Skura
08/05/2014 00:00
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për Fitim Allën i
cili akuzohet për vrasjen e ish-shefit të Krimeve të Burrelit, Musa
Skura, një vit më parë.
Organi i akuzës gjithashtu ka kërkuar nga 9 vjet burg edhe Vilson Malkurtin dhe Edison Lleshin, dy të rinjtë që shoqëronin Allën ditën kur ndodhi ngjarja te cilet akuzohen per mbajtje pa leje te municioneve luftarake.
Musa Skura u qëllua me armë zjarri nga Fitim Alla gjatë një aksioni për goditjen e një baze të shitjes së municioneve luftarake.
Skura u plagos rëndë gjatë operacionit dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë në një spital të Foggias, Itali.
Top Channel