Gjykata: Ben Qimja të ekstradohet në Itali

08/05/2014 00:00

Gjykata e Tiranës mori këtë të enjte vendimin për ekstradimin drejt Italisë të Arben Isufaj ose siç njihet ndryshe Ben Qimja.

Ai kërkohet nga drejtësia italiane për akuzat e “pjesëmarrjes në organizatë kriminale” dhe “trafikut ndërkombëtar të drogës”.

Ben Qimja u vu në pranga më 10 mars 2014 mbi bazën e një urdhri arresti të Interpol Romës pasi ndaj këtij shtetasi ishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e vendit fqinj.

Gjatë seancës së shkuar në ngarkim të tij, fieraku ka kërkuar refuzimin e ekstradimit drejt Italisë, duke paraqitur edhe argumente ligjore përmes avokatit të tij mbrojtës se pse nuk duhet të ekstradohet në vendin fqinj.

Top Channel