Fier, tentuan të shesin 100 ton naftë bruto, arrestohen 4 persona

08/05/2014 00:00

Tentuan të shisnin naftë bruto, arrestohen në flagrancë. Policia e
Fierit ka arrestuar katër shtetas teksa ndryshuan destinacionin e
lëvizjes së shkarkimit të naftës bruto, me qëllim që ta shisnin atë në
pika private.

Policia njofton se kanë rënë në pranga shtetasit Sotiraq Sallaku, Klevis Aliaj, Sokrat Yzeiri, Bashkim Shehaj, të cilët drejtonin 3 autobote me naftë bruto.

Sipas burimeve të para, bëhet fjalë për 100 ton naftë bruto, vlera e të cilës po të shitej shkon në qindra mijëra euro.

Top Channel