Transportonte në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës 13 emigrantë të ardhur nga Egjipti, në pranga 27-vjeçari në Sarandë
Pavarësisht aksioneve që bëhen vit pas viti në liqenin e Ohrit për të
ndaluar gjuetinë e paligjshme sërish edhe këtë vit peshkatarët vijojnë
aktivitetin ilegal.
Ndryshe nga heret e tjera aksioni i heqjes se rrjetave nga Liqeni i Ohrit ka nisur me perplasje. Pasi ka nisur aksioni kunder gjuetise se paligjshme ne liqenin e Ohrit ne Pogradec, i ndermare nga Ministria e Mjedisit ne bashkepunim me Shoqaten e Peshkimit ne kete qytet ai eshte shoqeruar edhe me perplasje.
Heqja e rrjetave te hedhura per kapjen e koranit te vogel është shoqeruar me konfrontime nga ana e peshkatareve dhe kreut te shoqates se peshkimit Adriatik Dokollari. Pavaresisht kesaj aksioni ka vijuar duke bere edhe sekuestrimin e rrjetave dhe varkave.
Aksioni i ndermare per mbrojtjen e koranit do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim ne ujeat e Liqenit te Ohrit. Shoqata e peshkimit ka denoncuar vazhdimisht gjuetine e paligjshme te koranit, specie e cila gjendet vetem ne liqenin e Pogradecit.
Top Channel