Procedim penal ndaj Fatbardh Plakut

07/05/2014 00:00

Kreu i komunës së Farkës Fatbardh Plaku është vënë sërish në vëmendjen e policisë, pas dy atentateve ndaj familjarëve të tij.

Ndaj Plakut dhe përgjegjësit të zyrës së Kadastrës Komuna Farkë ka është depozituar një kallëzim penal për falsifikim dokumentesh, çka ka bërë që policia të nisë procedim penal ndaj tij.

Kallëzuesi, një banor i Farkës i akuzon se nuk i kane regjistruar 10 000 m² truall, qe ndodhet në fshatin Lundër pranë qendres tregtare TEG, te cilin ai pretendon se e e ka përfituar me ligjin 7501.

Top Channel