Llalla, prokurori i mbështetur nga të gjithë

07/05/2014 00:00

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është vendosur në një pozitë,
të cilen nuk e ka provuar kurrë asnjë nga paraardhësit e tij.

Puna e kryeprokurorit eshte e pranueshme edhe per Qeverine, edhe per opoziten, gje qe u provua zyrtarisht ne Komisionin e Ligjeve, kur te dyja palet miratuan ne unanimitet projektrezoluten qe i njeh organit te akuzes disa arritje dhe e nxit te intensifikoje perpjekjet ne luften kunder te gjitha formave te krimit.

Kjo pike e rendit te dites zgjati me pak se 30 sekonda, duke llogaritur votimin dhe nje pergezim te kryetarit te Komisionit te Ligjeve per relatorin e çeshtjes.

Kur Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Pergjithshem me votat e Partise Demokratike dhe te LSI-se, si propozim i Presidentit Bujar Nishani në 2012, Partia Socialiste ne opozite, abstenoi.

Sot, pas nje viti e gjysme ne detyre, Adriatik Llalla ka zyrtarisht edhe mbeshtetjen e forces me te madhe qeverisese, qe, bashke me opoziten, i kerkon Prokurorit te Pergjithshem “te konsiderojë prioritet kyç të punës së tij luftën kundër korrupsionit.

Duke i kushtuar vëmëndje të veçantë ndëshkimit të korrupsionit në rradhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në administratën qendrore dhe vendore, si dhe në sistemin e drejtësisë.

Top Channel