Vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas thuajse tre dekadash Sokol Hoxha
Një tjetër objekt është shkatërruar me anë të shpërthimit të komanduar në zonën e plazhit të Dhërmiut. INUK ka kryer një aksion për prishjen e ish-kampit të punëtorëve me anë të lëndës shpërthyese tritol, e llojit C4.
Objekti është ndërtuar në vitin 1985 por nuk është vënë asnjëherë në punë pasi për ndërtimin e tij u deshën katër vite dhe rreth viteve 90, kur dhe përfundoi si hotel, u privatizua nga sindikatat.
Ndërkohë, prej shumë vitesh objekti ka qenë i amortizuar dhe nuk shërbente për asgjë. Bashkia e Himarës kishtë bërë kërkesë për prishjen e tij për shkak se ishte vatër infeksionesh dhe i amortizuar totalisht.
Në krye të aksionit ishte vetë kreu i INUK, Zyhdi Dajti, i cili jashtë kamerave tha se është bërë një punë e madhe për realizimin e shembjes së ndërtesës katërkatëshe.
Top Channel