Strategji e re për kontrollin e kufijve

06/05/2014 00:00

Shqipëria ka një strategji të re për menaxhimin e integruar të kufijve.
Kryeministri i vendit, Edi Rama shprehu kritikat e tij të ashpra për
Qeverinë e shkuar. Ai tha se u abuzua rëndë dhe shteti u dezintegrua në
hapësirë.

“Puna e institucioneve të ndryshme në kufi është zhvilluar në mënyrë tërësisht të pavarur, një institucion nga tjetri, po jo në kuptimin e mirë, por në kuptimin më të keq të fjalës, duke u bërë çdo institucion përçuesi i një fraksioni burokratik dhe abuziv, që praktikisht ka çuar në dizintegrimin e veprimtarisë së shtetit në hapësirën, ku në fakt shteti duhet të garantojë menaxhimin e kufirit dhe jemi dëshmitarë të gjithë të një trashëgimie shumë të rënduar, në këtë aspekt, me radarë që nuk punonin, me marrëdhënie që nuk funksiononin, as në institucione me njëra-tjetrën dhe as mes institucioneve dhe qytetarëve, apo sipërmarrësve, me autoritete që abuzonin”, u shpreh Rama.

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri tha se strategjia e hartuar frenon abuzimet dhe shkurton ndjeshem procedurat.

“Objektivi ynë është që nga deti i mbyllur për shkak të moratoriumit, të kalojmë në detin e hapur dhe të sigurtë si hapësirë e shfrytëzimit turistik dhe ekonomik, duke garantuar siguri për qytetarët nga njëra anë dhe zhvillim ekonomik për sipërmarrësit në bregdet nga ana tjetër. Objektiv, që nuk mund të arrihet pa bashkëveprimin e të gjithë aktorëve”, tha Tahiri.

Ambasadori amerikan Arvizu tha se menaxhimi i kufijve eshte nje sfide e hapur per Shqiperine, si edhe garantoi mbeshtetjen amerikane.

“Levizja e njerezve paraqet edhe sfida. Duhet te ruheni nga ilegaliteti. Kjo eshte ende sfide edhe per SHBA-te. Sfide mbetet edhe teknologjia e avancuar. Siguria kombetare perforcohet duke siguruar kufirin. Eshte e rendesishme qe Shqiperia te mbrohet nga kercenimet terroriste. Duhen persona te trajnuar dhe kontrolle te shpeshta”, tha Arvizu.

Ndersa ambasadori i OSBE-së vuri theksin tek migrimi rajonal, i cili nuk duhet te bjere pre e paragjykimeve.

“Lëvizja e qytetarëve të vendeve të treta nëpër rajon, nuk mund të jetë çështje paragjykimesh lokale. Një kuadër rajonal migrimi është thelbësor, Kjo frymë duhet të vazhdojë që t’i japë formë punës”, tha ambasadori i OSBE-së.

Strategjia e re e Shqiperise per menaxhimin e kufijve ka afat gjashte vjeçar per zbatimin e plotë të saj.

Top Channel