Basha fton biznesin italian

06/05/2014 00:00

Gjatë takimit me sipërmarrës italianë, kryetari i Bashkisë së Tiranës,
Lulzim Basha tha se janë hequr pengesat burokratike për të investuar dhe
se çdo biznes në Tiranë është i lehtësuar nga taksat vendore.

“Mundësitë e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve tona janë ende të mëdha dhe të pashfrytëzuara në shumë rrafshe. Lajmi i mirë është që ndodhemi këtu, përfaqësuesit gjigantë të sektorit financiar italian, në Shqipëri. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë edhe në kuptimin ekonomik të fjalës. Përfaqëson mbi 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ofron mundësi të shumta për të bërë biznes përmes iniciativës dhe projekteve private, por edhe përmes projekteve strategjike që Bashkia e Tiranës ka zhvilluar dhe bëhet gati të implementojë”, tha Basha.

Zoti Basha i njohu investitoret italiane me projektin e treminalit multimodal, per te cilin eshte bere studimi i fizibilitetit dhe qe perllogaritet te shkoje ne 40 milionë euro.

Gara per kete projekt, tha Basha, hapet ne fillim te muajit qershor. Të tjera projekte janë ato si projekti i tramit, projekti per pastrimin e Tiranes dhe menaxhimine mbetjeve urbane, si dhe projekti i ndriçimit te kryeqytetit. Per te gjithe keto projekte, tha Basha, kerkohet dhe angazhimi i Qeverise.
 

Top Channel