Shqiptarët nderojnë dëshmorët

05/05/2014 00:00

Pavarësisht se Shqipëria është në prag përkujtimit të 70-vjetorit të
çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë, politika e kujtoi edhe këtë 5 Maj
e ndarë në dy kampe.

Qeveria, e përfaqësuar nga Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta ishin të parët duke kryer homazhe, ndërsa opozita iu bashkua ceremonisë përkujtimore organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Kryeparlametari Meta u shpreh se “kjo është një ditë e jashtëzakonshme në kujtim të atyre që sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë jetën në emër të lirisë.

“Eshtë një 5 Maj i vecantë, sepse është në prag të 70-vjetorit të Clirimit të Atdheut dhe sigurisht që është një ditë sot, kur ne të gjithë përulemi, me mirënjohje përpara veprës së Qemal Stafës, të Vojo Kushit, të Margarita Tutulanit dhe të mijëra yjeve të tjerë, djemve dhe vajzave më të mira të Shqipërisë, të cilët i dhanë të ardhmes së Atdheut, gjakun e tyre, jetën e tyre dhe natyrisht ëndrrat e tyre”, tha Meta.

Në respekt të 5 Majit pjesë e ceremonisë përkujtimore ishin një grup ambasadorësh mes tyre ai rus dhe gjerman.

Ne nje tjeter ceremoni, pasi ishin larguar kreret e mazhorances, Varrezave te Deshmorëve iu drejtuan politikanet e opozites ne tingujt e bandes se Bashkise se Tiranes. Krahas disa figurave qendrore të demokratëve homazheve iu bashkua edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha deklaroi se “detyra jonë sot jo vetëm të ndërtojmë dhe kujtojmë sakrificën e të rënëve për liri por të bëjmë çdo përpjekje për mos të tradhëtuar këto idelale.

“Sot 70 vite pas përfundimit të luftës antifashiste, duke nderuar të rënët e kësaj lufte, kujtojmë gjithashtu se u deshën dekada të tëra, që idealet për të cilat ata u flijuan të jetësoheshin. Do të duhej edhe një kohë edhe më e gjatë për të përfunduar ëndrrën e lirisë kombëtare me clirimin e Kosovës dhe garantimin e dinjitetit të shqiptarëve anembanë trojeve të tyre të stërgjyshërve”, tha Basha.

Garda le komunistet jashtë

Komunistët kishin menduar që edhe kete 5 Maj, t’i drejtoheshin varrezave me portretet e Enver Hoxhes, por garda e republikes nuk i ka lejuar te futen.

Top Channel kontaktoi Protokollin e Shtetit, i cili sqaroi se Partia Komuniste nuk ishte pjese e ceremonialit zyrtar, ku benin pjese institucionet e Presidentit, kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministri i Mbrojtjes, prefekti, kryetari i Bashkise, kryetari i Qarkut dhe Organizata e Veteraneve te Luftes.

Top Channel