Rama fton biznesin italian

05/05/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar sesionin e Javës Italiane për t’u
bërë thirrjes sipërmarrësve të vendit fqinj që të investojnë në
Shqipëri.

“Në Shqipëri mund të fitohet më shumë se në Itali, në Shqipëri paguhen shumë më pak taksa se në Itali, ka më pak burokraci dhe sigurisht që nga ana tjetër në Shqipëri ka shumë më tepër nevojë për punë dhe shumë më pak kosto të punës se në Itali”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë tha se klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar ndjeshem në një kohë të shkurtër dhe këtë e ilustroi me një shembull, që vjen nga Tatimet dhe Doganat.

“Nëse, krahasuar me një vit më parë, për të njëjtën periudhë, këto të ardhura janë të rritura ndjeshëm, ka një zë të rëndësishëm në të ardhurat, që ka ndryshuar rrënjësisht. Një vit më parë, 10 për qind e të ardhurave të buxhetit, vinin nga gjobat, që në 90 për qind të tyre ishin arbitrare. Sot, në të gjithë këta muaj, zëri i gjobave është inekzistent”, tha Rama.

“Kemi krijuar lehtësira, jo vetëm nga pikëpamja e reduktimit të kohës dhe kostos për biznesin, por edhe duke eliminuar barriera burokratike, të cilat kanë qenë pengesë për sipërmarrjen, qoftë vendase, qoftë atë të investitorëve të huaj”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj.

Në takim ishin të pranishëm mbi 170 investitorë dhe kompani nga Italia, e cila është partneri më i madh ekonomik i Shqipërisë.

“I vlerësoj përpjekjet e Qeverisë shqiptare për të krijuar falë reformave të filluara, një mjedis të favorshëm për investimet. Procedura, të cilat shpesh kanë krijuar pengesa dhe ne shpresojmë që këto pengesa të mund të zhduken, me anë edhe të kësaj klime të re reformash pozitive që kanë filluar”, tha Peitro Grasso, president i Senatit Italian.

Kryeministri Rama tha se Agjencia e Investimeve do te reformohet per te qene dera e vetme e sipermarësve te huaj qe vijne ne Shqiperi dhe ka shfrytezuar viziten e Presidentit te Senatit per te kerkuar nga Qeveria italiane te heqe nje takse te vjeter diskriminuese qe zbaton ndaj shkembimeve me Shqiperine. 
 
Grasso takon Ramën dhe Metën

I mberritur ne Tirane ne çelje te Javes Italiane, presidenti i Senatit te vendit fqinj Pietro Grasso eshte pritur ne takime te veçanta nga Kryeministri Rama dhe Kryeparlamentari Meta.

Presidenti Grasso vlerësoi shumë frytdhënëse për tërheqjen e sipërmarrjes italiane në Shqipëri, kontaktet e drejtpërdrejta dhe periodike, që Kryeministri Rama ka vendosur me komunitetin e biznesit italian.

Ne takim me Kryeparlamentarin Meta u vleresua parneriteti i gjere ekonomik dhe politik, me Italine, e cilesuar si avokatja e integrimit te Shqiperisë ne BE.

Top Channel