Nishani nderon dëshmorin Feti Vogli

05/05/2014 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka nderuar kujtimin e Dëshmorit të
Atdheut, kapitenit Feti Vogli, i cili u vra në krye të detyrës, në
Kandahar të Afganistanit, në vitin 2012.

Kreu i shtetit ka qene ne Baldushk, vendlindja e ish-komandos se ushtrise shqiptare, ku ka marre pjese ne ceremonine e organizuar me kete rast.

Me pas kreu i shtetit ka qene edhe ne familjen e kapiten Voglit.

“Fetiu është nga ata njerëz që ka fituar pavdeksinë. Me sakrificën e Fetiut është nderuar flamuri kombëtar, janë nderuar gjithë shqiptarët, është nderuar Shqipëria”, u shpreh Nishani.

Top Channel