PD: Drejtori i inkriminuar i Ramës

04/05/2014 00:00

Partia Demokratike hodhi dyshime sot për emërimin në krye të Drejtorisë së Ujësjellësit në Patos të një personi me probleme ligjore gjatë kohës që ka qenë në Greqi.

“Emërimet e dyshimta dhe kriminale të Edi Ramës në postet e rëndësishme publike, po arrijnë rekorde të reja. Sot, ne po i drejtojmë disa pyetje kryeministrit në lidhje me meritokracinë, shanset e barabarta dhe asaj që kjo qeveri e ka si filozofi: t’i gjejmë njeriut, punën.

Z.Rama cili është kriteri i ndjekur në emërimin e Drejtorit të Ujësjellësit të Patosit?
Z.Rama, pse drejtori i Ujësjellësit të Patosit, ka ndryshuar emrin?
A e ka ndryshuar emrin sepse ka pasur probleme me drejtësinë greke?
Z.Rama, sa vite burg për trafik droge ka bërë në Greqi, drejtori juaj i ujësjellësit në Patos?
Cili është kumbari politik i drejtorit të ujësjellësit, që ka ndërhyrë tek ju për këtë emërim?

Ne jemi në pritje të përgjigjes tuaj, për të kuptuar realitetin e punësimeve të Edi Ramës. Për të kuptuar etikën e qeverisjes, meritokracinë dhe rilindjen e ujësjellësit”, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Top Channel