Partia Demokratike akuzon qeverinë se lejoi thyerjen e embargos së naftës ndaj Iranit. Eksportet iraniane kanë tejkaluar kuotat dhe blerës të rinj sipas një raporti të OKB-së, cituar nga deputeti demokrat Aldo Bumçi, është Shqipëria dhe Siria.
“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë me bazë në Paris, në raportin e saj mujor raporton që kuotat e vendosura nga sanksionet e SHBA dhe Perëndimit ndaj Iranit janë thyer. Sanksionet lejojnë Iranin që të eksportojë 1 mln fuci në ditë, dhe gjatë kësaj periudhe janë eksportuar rreth 65 mln fuci në ditë. Në këto muaj që është thyer embargo, agjencia raporton që blerës të rinj janë Shqipëria dhe Siria. Ky është një lajm tejet shqetësues për ne. Shqipëria duhej të ishte rreshtuar në krah të SHBA dhe shteteve të tjera për të mbështetur sanskionet ndaj Iranit, rezulton të jetë e rreshtuar përkrah Assad-it dhe Sirisë”, deklaroi Bumçi.
Top Channel