Jobs, nëse do ishte gjallë do ishte në burg?

03/05/2014 00:00

“Nëse Steve Jobs do të ishte ende gjallë do të ishte në burg?”. Pyetja
është shtruar në mënyrë provokuese nga “New York Times”, që u referohet
zërave se themeluesi i Apple ka qenë ideatori për të mbajtur të ulëta
rrogat e punonjësve.

Një çështje kjo për të cilën Apple, Google, Adobe dhe Intel kanë vendosur të merren vesh me shtetin për të shmangur një aksion masiv nga 64 mijë punëtorë.

Jobs, shkruan “NYT”, duket se nuk e kishte lexuar kurrë apo kishte zgjedhur ta injoronte paragrafin e parë të Sherman Antitrust Act, ku thuhet se, “çdo komplot që synon kufizimin e konkurrencës dhe tregun është ilegal”.

Prandaj – parashikon ligji – kushdo që shkel këtë normë duhet të konsiderohet fajtor për një krim, të dënohet dhe të sanksionohet me një gjobë ose me burg për tre vjet, ose me të dyja opsionet.

Top Channel