Ambasadorët në parkun e Apollonisë

03/05/2014 00:00

Ambasadorët e 35 përfaqësive diplomatike në Tiranë kanë vizituar të shtunën Apolloninë antike në kuadër të çeljes së sezonit turistik.

Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni kishte ftuar atje dhjetra ambasadorë për të promovuar vlerat e qytetit antik si dhe për të përuruar sinjalistikën e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, financuar nga Ambasada Franceze, një moment për t’u mbajtur mend ky duke pasur parasysh faktin se 90-vjet më parë ka qënë pikërisht një arkeolog francez, Leon Rei ai që nisi gërmimet aty.

Drejtori i Parkut Arkeologjik Marin Haxhimihali tha se këtë vit pritet rritje e numrit të vizitorëve, ndërsa pas përfundimit të “by pass”-it të Fierit, Apolonia do të shndërrohet në një nga qendrat arkeologjike me të frekuentuara nga turistët.

Top Channel