PD: Rama fut në dorë SHIU-n

02/05/2014 00:00

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se vazhdon përpjekjet antikushtetuese për të futur nën kontroll Forcat e Armatosura, duke i marrë çdo kompetencë Presidentit Nishani.

“Duke i marrë Presidentit këtë kompetencë Edi Rama i bënë të pamundur kreut të shtetit ushtrimin e funksionit si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Me këtë skemë të rrezikshme Edi Rama po tenton të kontrollojë  SHIU-n, por edhe të rris kompetencat e tij duke shkuar drejt dublimit të SHISH-it. Edi Rama kërkon një Shërbim Informativ të Ushtrisë të mos i bindet ligjit dhe Kushtetutës, por t’i bindet atij. Edi Rama po  e fut ushtrinë në kursin e politizimit të plotë, duke marrë në dorë edhe shpërndarjen e gradave që tashmë ato do të jenë partiake”, Flamur Noka.

Top Channel