Elbasan, protestë për ujin, dritat, rrugët

01/05/2014 00:00

1 Maji eshte pritur me protesta nga banoret e fshatit Valas, komuna Papërr ne rrethin e Elbasanit.

Banoret kane ngritur zerin kundrejt te gjitha hallkave te pushtetit, duke filluar qe nga komuna, e cila sipas tyre asnjehere nuk eshte marre me problemet e zones. Te mbledhur ne qender te fshatit ata kane organizuar nje proteste duke kerkuar edhe pranine e policise per ta mbikeqyrur ate.

Sipas banoreve ne vitin 2014, ky fshat vuan per uje te pijshem, uje per vaditje, kanalizimeve te ujerave te zeza dhe energji elektrike. Ndersa sipas banoreve nje problem me vete eshte zaptimi i tokave kullote qe sipas tyre po iu bllokon krejtesisht blektorine.

Banoret kane deklaruar se do te vijojne protestat e tyre derisa institucionet te kujtohen per kete zone dhe te mos shkojne me premtime vetem per fushata elektorale. Sipas tyre bllokimi i bujqesise dhe i blegtorise po lene 300 familje te ketij fshati pa asnje mjet jetese. Duke qene qe zone me burime te pasura, mungesa e vaditjes la lene qindra hektare toke djerre.

Top Channel