Reshjet rrisin nivelin e Fierzës

30/04/2014 00:00

Është rritur me 8 metra shumë shpejt niveli i liqenit të Fierzës. Reshjet e javëve të fundit kanë qenë shkaktare të kësaj rritjeje, ndërsa mësohet se KESH ka nisur një regjim kursimi të ujërave për të përballuar kërkesat gjatë stinës së nxehtë.

Niveli i liqenit ka shkuar në 281.7 metra, por sipas specialistëve, për të folur për një kuotë të favorshme duhet që uji të ishte në nivelin e 285 metrave.

Aktualisht në këtë liqen po punohet për krijimin e një rezerve hidrike për të ushqyer gjithë hidrocentralet mbi Drin.

Top Channel