Historitë e rralla të objekteve të shenjta në një ekspozitë

30/04/2014 00:00

“Zoja e dhimbshme” është një ndër figurat që të tërheq menjëherë vëmendjen sapo vë këmbën në ekspozitën e hapur në Katedralen e Shkodrës.

Meshtarët na tregojnë se ajo është një nga pikturat fetare të mbijetuara nga koha e komunizmit dhe është ruajtur nga Gjovalin e Frederik Rreshpja.

Kur oficerët e regjimit e gjetën dhe e flakën në oxhak figurën, zonjës së shtëpisë Drandes, iu desh të priste sa kontrollorët të dilnin dhe të merrte nga vatra e zjarrit figurën, ta qepte me pe në vendet ku ishte dëmtuar dhe më pas ta ruante në fshehtësi.

S’kane kaluar shume vite nga koha kur Drandja dhe te tjere besimtare rrezikonin jeten thjesht se pershperisnin lutje fshehur apo mbanin figure te tilla per te cilat mund te pushkatoheshin pa paralajmerim.

Gjithcka kishte ndodhur shpejt, qe pas fundit te luftes, kur me vendosjen e regjimit komunist, besimi ne Zot ishte kthyer ne shenjestren e e sistemit. Nderprerja e cdo veprimtarie fetare kulmoi ne vitin 1967 ku te gjitha besimet dhe objektet fetare u shtypen dhunshem, duke e kthyer vendin ne ateizem.

Shumë kisha u kthyen në salla publike e dhjetera te tjera u rrënuan plotësisht. Kodi Penal i vitit 1977 denonte me burg, persekutim ose deri ne pushkatim perhapesit e propagades fetare.

Por besimi mbijetoi, edhe si merite e atyre njerezve qe fshehen keto figure qe varen sot ne muret e Katedrales se madhe te Shkodres. Fillimisht ishte thjesht nje inisiative per te sjelle objekte te shenjta te ruajtura nder vite, por historite qe erdhen bashke me to, i bene aq te vyera dhe kuptimplota per ekspoziten. Ekspozite qe beri bashke pasardhes te familjeve te vjetra katolike te Shkodres per te kujtuar besimin qe u mbijetoi sfidave te te pareve te tyre.

Keto objekte ne fakt jane nje mrekulli qe i kane shpetuar jo vetem “pushtimit” komunist, por edhe shume te tjereve. Dhe keshtu quhet kjo figure. Figurja e mrekullive. Nje objekt i ruajtur nga familja Guga. U quajt keshtu pasi ne kohen kur Mali i Zi donte te pushtonte Shkodren, shtepia 400-vjecare e Gugajve u gjuajt me topa nga Mali i Taraboshit. E gjithe shtepia u shkaterrua pervec faqes se murit ku qendronte figurja.

Keto jane vetem disa prej dhjetera historive qe mbartin figuret. Te tjerat kane histori po aq te cmuara, ku “mbijetesa” vecse u ka shtuar vleren. 

Top Channel