Studimi për gazsjellësin TAP

29/04/2014 00:00

Ministria e Energjisë po punon për studimin e infrastrukturës së gazit në mënyrë që pas ndërtimit të gazsjellësit Trans-Adriatik, vendi të mund të përfitojë nga gazi i fushave të Azerbajxhanit.

Ministri Damian Gjiknura tha se një nga kompanitë e interesuara në procesin e gazifikimit në Shqipëri është kompania aksionere me 20 përqind e TAP, Socar.

“Jemi shumë afër marrjes së një pjesë të fondeve nga disa programe të Bashkimit Europian, si dhe kemi intensifikuar marrëdhëniet me Azerbajxhanin dhe specifikisht me SOCAR-in, si një partner strategjik i cili ka shprehur interesin për t’u futur në pjesën shqiptare për gazifikimin”, deklaroi Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Në forumin Shqipëri-Kosovë për energjinë dhe industrinë, ministri Gjiknuri tha procesi i gazifikimit do t’i vlejë të dyja vendeve, ashtu sikurse projektet e tjera në fushën e energjisë. Në këtë pikë, zëvendës/kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli vuri theksin tek rëndësia e bashkimit ekonomik Shqipëri-Kosovë.

“Ne jemi për bashkimin kombëtar, e duam atë shumë, e bartim në shpirtin tonë gjithmonë, por kemi rënditur bashkimin ekonomik së pari, për arsye se duke përmirësuar gjendjen ekonomike, ndikojmë drejtpërdrejtë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve”, tha zv.kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli.

Në forum u adresuan problematika të përbashkëta mes dy vendeve si ajo e dhënies me koncension në mënyrë  jo transparente të pasurive kombëtare.  

Top Channel