Gjenden 700 kilogram hashash
29/04/2014 00:00
Një sasi prej 700 kilogram hashash është kapur sot nga policia në fshatin Varfaj të Delvinës.
Në një aksion të komisariatit të Policisë së Sarandës dhe agjensive të tjera u mësua se sasia e drogës po dërgohej në rrugë tokësore në drejtim të kufirit grek.
Në bazë të këtij informacioni nisi operacioni i koduar me emrin Sopoti 2014 dhe mëngjesin e sotëm rreth orës 10 në fshatin Varfaj, në vendin e quajtur Bushec të gjenden dhe të sekuestrohen rreth 17 canta të mbushura me rreth 700 kg lëndë narkotike “Canabis sativa” të fshehura nëpër shkurre.
Mendohet që lënda narkotike të jetë transportuar deri atje me mushka dhe më pas do të trafikohej në drejtim të Greqisë.
Top Channel