Tre mujori, eksportet rriten me 10.3 %

28/04/2014 00:00

Të dhënat zyrtare tregojnë se eksportet kanë vijuar të mbajnë ritëm të shpejtë rritje edhe gjatë muajit mars

Sipas Institutit të Statistikave, vlera e produkteve që kompanitë shqiptare shitën në tregjet e huaja muajin e kaluar u rrit me 10.3 për qind krahasuar me një vit më parë.

Në total për të gjithë tremujorin e parë të vitit eksportet ishin 594 milionë dollarë nga 533 milionë që ishin për të njëtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e detajuara tregojnë se rritja e eksporteve është udhëhequr kryesisht nga industria e fasonit, përkatësisht zëri tekstile dhe këpucë, eksportet e të cilave për tre muajt e parë u rritën me mbi 50 milionë dollarë.

Por vec rritjes së eksporteve të dhënat e tremujorit të parë për tregtinë me jashtë japin sinjale pozitive edhe në kahun tjetër të shkëmbimeve, atë të importeve. Pas gati tre vitesh me rënie, kurba e importeve duket se është përmbysur teksa në tre muajt e parë të vitit ato ishin rreth 110 milionë dollarë më të larta se në 2013. të dhënat tregojnë se rritja e importeve vihet re thuajse në të gjitha grupet e artikujve, përfshirë dhe mallrat e ndërmjetëm që përdoren për investime duke dhënë shpresa për një gjallërim të mundshëm të konsumit dhe investimeve në ekonomi.  

Top Channel