15 vite më parë ai është kujdesur për sigurinë e jetës në plazhet e Romës. Erdit Gega, ka shërbyer për 3 vite si “Baywatch”. I ri, tërheqës dhe me dëshirën për të bërë dicka të bukur, ai vendosi të bëhet një jetëshpëtues në plazh.
“Isha i ri në atë kohë dhe normalisht ata filmat me baywatch ishin filmat e kohës tonë. Më tërhoqi m’u dha mundësia dhe u regjistrova”, thotë ai.
Ka qenë një nga përvojat më të bukura për djaloshin e atyre viteve, aq sa edhe sot ndalet dhe tregon me shumë pasion momentet e punës së tij si “bagnino”.
“Duhet të jesh njeri që ke besim, të imponosh autoritet tek të tjerë, të imponosh rregullat e gjithë terrenit që menaxhon, si në tokë ashtu dhe në det”, shprehet Erditi.
Erditi tregon se nuk ka pasur asnjë incident për t’u shënuar dhe më së shumti ai ka punuar për t’i parandaluar ato. Megjthatë, tensioni në këtë pozicion është bashkëudhëtar i përhershëm, sic ishte edhe një rast kur ai nga bregu ngriti alarmin për një të mbytur.
“Ngrita gomën dhe ja tregova edhe asistentëve të tjerë që po vinin me varkat e shpëtimit. Ishte një situatë komike sepse edhe dëshmitarët e tjerë duke parë se cfarë po ndodhte në të vërtetë në atë rast”, thotë ai.
Të jesh një “life guard”, apo ruajtës jete në plazh ke mundësinë t’u japësh të tjerëve sigurinë për jetën. Por edhe Erditi ka marrë shumë nga ky pozicion pune.
“Ndjehesh në qendër të vëmendjes. Je personazhi i vetëm në plazh ku gjithë njerëzit i kanë sytë tek ty nëse ti cohesh nga cadra dhe ecën me nxitim drejt detit, të gjithë njerëzit i kanë sytë tek ty. Cdo asistent shpëtimi ka suksesin e vet tek pjesa e tërheqjes nga femrat. Nuk dua të them që janë të parezistueshëm, por edhe femra më indiferente në plazh do të kishte atë kureshtjen për ta njohur asistentin e shpëtimit. Janë edhe ato sekretet dhe truket që nëse një femër sillet pak indiferente, në fund të ditës, me atë femër ke krijuar shoqëri patjetër”, shton ai.
Top Channel