Rama në 30 fotot e javës së CNN

27/04/2014 00:00

Gjiganti televiziv amerikan CNN ka publikuar 30 fotot më të rëndësishme të javës, mes të cilës edhe ajo e Papës Françesk në një moment meditimi, fill pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe bashkëshorten e tij në Pallatin Apostolik në Vatikan, më 24 Prill.

Në 30 fotot e publikuara nga CNN janë ngjarjet më të mëdha të javës; duke filluar nga ngjarjet në Sloviansk të Ukrainës, arrestimet lidhur me tragjedinë e  tragetit në Korenë e Jugut, vizitën e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit në Australi, Ditën e Tokës etj.

Top Channel