Ulza, parku rajonal që fton turistët

26/04/2014 00:00

Festa e Shenjtit Shën Marku eshte shfrytezuar nga pushteti vendor edhe
ambientalistet, si një forme për të promovuar 1-vjetorin e shpalljes së
Ulzës, Park Kombëtar.

Banoret e Ulzes dhe te zonave prane Matit, jane mbedhur ne një park,per festuar jo vetem kete dite te shenjte, por edhe per te promovuar shume prej produkteve te tyre bujqesore, gatimeve tradicionale te gersheturara edhe me aktivitete kulturore.

“Zona është shpallur si park rajonal dhe nga pikëpamje kjo përbën rastin e vetëm në Shqipëri të njohjes së vlerave nga organet rajonale. Festa e sotme ka si qëllim promovimin e zonës”, thotë Zamir Dedej, kryetar i Shoqatës INKA.

Parku natyror Rajonal ka nje siperfaqe prej 4.206 ha, ku pjesen kryesore e zene siperfaqet me pyje dhe perfshin dy liqenet, ate te Ulzes dhe te Shkopetit, si zona te rendesishme per konservimin e biodiversitetit, por gjithashtu edhe potencialin e madh per zhvillimin e ekoturizmit.

Uleza eshte nje zone e bukur natyrore por mjaft e varfer, ndaj pushteti vendor por edhe perfaqesuesit e per mbrojtjen dhe zhvillimin e zonave turistike  kane vendosur qe ne kete park rajonal te promovohen edhe prodhimet e zones e deri tek gatimet tradicionale.

Top Channel