Shkodra nxjerr pikurat kishtare

26/04/2014 00:00

Piktura dhe figura, që për vite me radhë, gjatë regjimit komunist janë
mbajtur të fshehura nga familjet katolike në Shkodër, janë bërë pjesë e
rëndësishme e ekspozitës të titulluar “Gjurmë”, në famullinë Shën
Shtjefni.

Kuratoret dhe historianet e artit Zef Paci dhe Edi Hila, thane se kjo ekspozite i kushtohet figurave te Zojes, te cilat u ruajten me shume sakrifica nga familjet shkodrane.

“Jam i gëzuar që shumë objekte fetare bësimtarët i kanë ruajtur me shpresën se edhe kur erret natë, do të dalë dritë prapë”, tha Dom Gjovalin Sukaj, famulltari i Kishës Katolike në Shkodër.

Nje nga kuratoret e kesja ekspozite, historian i artit Zef Paci, tha se kjo sakrifice per ruajtjen e ketyre figurave tregon edhe dashurin e madhe te njeriut per Zotin.

Prania e figurave  te fshehura neper shtepi tregoi nje “Gjurme” te dukshme  te lidhjes mes Zotit dhe popullit qe nuk pati ideologji apo ligj ta ndaloje.

Top Channel