Meta: Nxitje bujqësisë përmes subvencionimit

26/04/2014 00:00

Kreu i Parlamentit, Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Financave
Shkëlqim Cani dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti kanë zhvilluar
sot një takim me prodhues dhe eksportues në qytetin e Lushnjës.

Pasi e vlerësoi Lushnjën si zonën me prodhuese në fushën e bujqësisë dhe si një lokomotivë të zhvillimit ekonomik, Meta theksoi se bujqësia duhet të shkëputet nga klientelizmi dhe se skema e subvencionimit duhet të funksionojë edhe në këtë sektor të rëndësishëm. Nga ana e tij ministri i bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh se skema e subvencioneve do funksionojë në bazë të shitjeve.

Gjatë vizitës së tw shtunws në Lushnjë dy ministrat Cani e Panariti dhe kryeparlamentari Meta kanë inspektuar nga afër edhe laboratorin e analizave fiziko-kimike për produktet bujqësore, ku specialistët kanë kryer analiza të produkteve bujqësore nga ku ka rezultuar se produktet nuk kanë pesticide.

Top Channel