“Të rivotohet buxheti i Tiranës”

25/04/2014 00:00

Ndërkohë, pas polemikave dhe bllokimit të buxhetit të Bashkisë, pasi në
të nuk reflektohet shuma e plotë e dëmshpërblimit, për banorët që preken
nga bulevardi i ri, mazhoranca në këtë Këshill ka dalë me qëndrimin për
rivotimin e tij, të mërkurën e ardhshme.

“Në mbledhjen e radhës të datës 30 Prill, të paraqitet në rendin e ditës dhe të diskutohet sërish buxheti 2014 dhe kryesisht reflektimet e kërkuara nga institucioni i Prefektit. Në këtë mënyrë, ne të gjithë do të kontribuojmë në zgjidhjen e situatës së krijuar në Tiranë, duke respektuar nga njëra anë çdo qytetar të kryeqytetit, që me të drejtë kërkon shërbime, por edhe duke mos lënë në mes të 4 rrugëve, ata qytetarë që nga buxheti do të prekeshin me pa të drejtë, për shkak të konflikteve të sajuara politike”, u shpreh kreu i të majtës në Këshillin Bashkiak, Andrin Dalipi.

Top Channel