Ekonomia Shqipëri-Kosovë

25/04/2014 00:00

Shqipëria dhe Kosova i kanë cilësuar si absurde dhe të pa tolerueshme burokracitë doganore që janë shndërruar në barriera për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Gjatë një takimi të përbashkët të zhvilluar në Tiranë për çështjen e doganave Kryeministri Rama propozoi krijimin e terminaleve të përbashkëta si një ndër masat për lehtësimin e procedurave.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhalliu në një lidhje telefonike në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” foli mbi klimën e re ekonomike mes 2 vendeve, si edhe mbi barrierat e deri tanishme që e kanë penguar zhvillimin ekonomik mes tyre.

Pandi Gjata: Po flitet për një atmosferë të re për ekonominë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ju si e shikoni këtë proces, a është në rrugën e duhur?  

Safet Gerxhalliu: Kam qenë një ndër kritikët më të mëdhenj të raporteve ekonomike me Kosovës dhe Shqipërisë, pasi më tepër jemi marrë me patriotizma dhe pas marrëveshjes mes 2 kryeministrave Thaçi dhe Rama duke se ka filluar një epokë e re me dy vendeve në fushën e ekonomisë. Nuk kemi arsye për eufori, por është një hap i rëndësishëm, kemi filluar të ballafaqohemi me problemet. Edhe takimi në Tiranë ka qenë i një rëndësie të veçantë pasi ka qenë një qasje pozitive e zotit Thaçi, Rama dhe Ministrit të Financave të Shqipërisë. Mbi të gjitha duhet të thuhet e vërteta, para disa ditësh Kosovën e ka vizituar drejtoresha e Doganave të Shqipërisë, zonja Spiropali dhe përveç asaj që ka biseduar me nuk kanë qenë të mjaftueshme informacionet. Spiropali ka marrë informacione të dorës së parë lidhur me barrierat për të bërë biznes në Shqipëri. Takimi i sotëm është më tepër meritë e zonjës Spiropali, por edhe një gatishmëri e zotit Rama.

Pandi Gjata: Cilat janë ato barriera që e kanë penguar ekonominë mes dy vendeve?

Safet Gerxhalliu: Në radhë të para është mungesa e një komunikimi të mirëfilltë, në radhë të dytë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë ekzistojnë 15 agjenci të ndryshme, kjo është një dëshmi e një burokracie. Duhet të bëhet një harmonizim i dokumenteve mes 2 vendeve dhe një unifikim i tyre. Shtimi i çmimeve preferenciale nuk i kanë bërë nder asnjërit prej vendeve. Jemi treguar jo serioz ndaj Brukselit që ne kemi pretendim dhe synim.

Pandi Gjata: Cilat janë disa nga fushat më me leverdi për biznesin e Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas?

Safet Gerxhalliu: Ajo që është duke ndodhur mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe potencialet që nuk shfrytëzohen është një ‘bukuri që vret’ është koha që duhet të kuptohet realiteti. Investimet në infrastrukturë nuk mund të shfrytëzohen vetëm për një sezon turistik, por duhet të gjenden forma të kemi shkëmbime tregtare. Duhet të promovohet Shqipëria dhe Kosova ndaj investitorëve të huaj,  pasi të ndara jemi shumë të vogla. 

Top Channel