SHBA, sanksione Rusisë

23/04/2014 00:00

Amerika do të vendosë të tjera sanksione mbi Rusinë, nëse kjo e fundit
nuk ndërhyn për qetësimin e situatës në lindje të Ukrainës.

Teper i shqetësuar nga përshkallezimi i tensioneve në rajon, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i telefonoi homologut rus Sergei Lavrov për t`i treguar se mungesa e veprimeve pozitive nga ana e Moskës mund të sjellë masa të reja ndaj saj.

Nje zyrtar i larte i Departamentit qe Kerry drejton, sqaroi se ne biseden me Lavrovin, kreu i diplomacise amerikane i kerkoi Rusise te qetesoje retorikat e konfliktit, te angazhohet ne rruge diplomatike per çtensionimin e gjendjes ne lindje te Ukraines e te leshoje deklarata publike per te gjithe mbeshtetesit e saj qe mbajne te pushtuara godinat administrative ne kete rajon.

Sekretari Kerry theksoi gjithashtu edhe se mungesa e nje progresi te prekshem ne implementimin e marreveshjes se Gjenevës do te rezultoje me shtim te sanksioneve ndaj Moskes. Ky paralajmerim i drejtperdrejte erdhi ne kohen kur zevendespresidenti amerikan Joe Biden takohej ne Kiev me lideret e rinj te Ukraines e leshonte apele per Rusine qe te lere fjalet e te nise nga veprat. Megjithate as perpjekjet diplomatike e as kercenimet nuk po mjaftojne per qetesimin e situates ne Ukrainen lindore. Kryetari i Qeverise se perkohshme te Republikes se veteshpallur te Donjeckut deklaroi se kjo province dhe Luhansku, ne 11 maj, do te zhvillojne referendume per shkeputjen nga Ukraina.
 
“Pyetja qe do te shtrohet ne referendum do te jete: A e mbeshtesni nismen e Donjeckut per te qene nje republike e pavarur? Dhe mundesite e pergjigjes do te jene dy: “Po” ose “Jo”, kaq. Refendumi do te na krijoje mundesine te ndertojme marredhenie me çdo vend tjeter, me federalizim ose jo, apo dhe thjesht te fitojme pavaresine”, tha Denis Pushilin, Kryeministër i Republikës Popullore të Donjeckut.

Gjetja e dy personave te vrare e shenja te qarta torture prane qytetit Horlivka, nje nga te cilet politikan lokal i partise se presidentit te perkohshem ukrainas, oleksander turchinov e shtyu kreun e shtetit te urdheroi rifillimin e operacioneve ushtarake ne zone. Terroristet qe mbajne peng Donjeckun, kete radhe shkuan shume larg, eshte shprehur ai. Vladimir Rybak u zhduk pasi ishte filmuar teksa perpiqej te hynte ne nje ndertese te pushtuar nga aktivistet pro-ruse. Mbeshtetesit e Moskes kane kapur nje gazetar amerikan, Simon Ostrovsky dhe nuk e lejojne te largohet. Nderkohe 150 trupa te Shteteve te Bashkuara mberriten ne Poloni, pjesa e pare e kontigjentit prej 600 ushtaresh qe Washingtoni do te dergoje ne rajon si demonstrim force ne perkrahje te aleateve te tij te NATO-s.

Top Channel