Lushnje, tokat e mbjella me grurë

23/04/2014 00:00

Gruri vazhdon të mbetet kultura kryesore e mbjelljeve për fermerët e Dushkut.
80 për qind e tokës fushore është shfrytezuar per mbjelljen e dritherave dhe jo te perimeve ne serra.

Zona e Terbufit pothuajse eshte teresisht e mbjelle me grure dhe miser per shkak se edhe kushtet klimaterike po favorizojne kete kulture. Sipas fermereve koha eshte optimale per rritjen e dritherave dhe foragjereve sepse lageshtira po rregullon bilancin ujor. Nje rritje e temperaturave do te sillte dyfishim te prodhimeve.

Megjithate fermeret kerkojne serish mbeshtetje per te zgjidhur çeshtjen e kanalizimeve te kullimit, por edhe imputeve qe perdoren per kultivimin e drithrave.

Top Channel